Nga faqet e “Corriere della Sera”, Fabio Kapelo ka komentuar sezonin aktual të Serisë A, duke nominuar Interin si më të fortin, pavarësisht përmirësimit të Milanit dhe Juves.
“Është një sezon i ndryshëm në krahasim me atë të kaluarin, kur Napoli dhe trajneri i tyre e kuptuan menjëherë se cila ishte rruga e duhur për të fituar. Kampionati aktual është më i balancuar dhe unë shoh Interin favorit. Është skuadra më e fortë, Milani është më i strukturuar se vitin e kaluar dhe Juventusi pa kupa mund të përqendrohet te sezoni.
Zikaltrit, nga ana tjetër, kanë veten si kundërshtarin e tyre më të keq. Sepse, siç ka ndodhur në të kaluarën, herë pas here ata gabojnë duke u ndier shumë të fortë dhe duke nënvlerësuar kundërshtarin.
Flas nga përvoja, aspekti më i vështirë kur drejton një ekip, që është qartësisht më superior se të tjerët, është mbajtja e lojtarëve në tension. Në situata të tilla, duhet të jenë lojtarët me karizmën më të madhe ata që i japin dorën trajnerit”, ka thënë ish-trajneri italian.
PANORAMASPORT.AL