Federata Gjermane e Futbollit po planifikon një risi emocionuese: publikimin e një aplikacioni të ri VAR.
Aplikacioni synon t’u japë tifozëve në stadium të njëjtat pamje që shikuesit nëpërmjet televizionit kanë mundësi të ndjekin gjatë vendimmarrjes së arbitrave në kohë reale me qëllimin për të përmirësuat si eksperiencën e tifozëve në stadium, ashtu edhe për të siguruar më shumë transparencë për të gjithë. Për të folur mbi risinë, që pritet të vijë në vitin 2024, ka qenë Xhoshen Dres, menaxheri i projektit në federatë.
“Ne jemi dakord që një aplikacion mund të jetë një mjet për spektatorët në stadium. Faza e idesë për këtë ka përfunduar, tani jemi në fazën e planifikimit dhe po konsiderojmë se si mund të ketë sukses zbatimi. Duhet të funksionojë në mënyrë perfekte”, tha Dres.
PANORAMASPORT.AL