Monday, 18. May 2026
Sport

Po shkëlqen me Interin, dy gjigandët e Premier Ligës në “sulm” për titullarin e zikaltërve

GS 25/10/2023 1 Min. Lesezeit

Çelsi dhe Mançester Siti po monitorojnë situatën e mbrojtësit të Interit, Alesandro Bastoni. Sipas asaj që raporton “Calciomercato.com” mbrojtësi italian është në shënjestrën e klubeve angleze, pasi ka treguar gjatë kësaj kohe në Milano se është një nga shtyllat e skuadrës së Inzagit.

bastoni

Megjithatë, po sipas raportimeve të “Calciomercato.com” Interi pretendon një shifër prej 70 milionë eurosh për 24-vjeçarin, që rinovoi në verë deri në 2028-ën, në rast të një tentative të mundshme në verë të anglezëve.

Interi nuk dëshiron të gjendet i papërgatitur dhe po monitoron Perr Shurs, qendërmbrojtësin e Torinos, nëse Bastoni largohet.

PANORAMASPORT.AL

Teilen: