Ditën e enjte Ballkani zhvillon ndeshjen kundër Astanës.
Sot Ballkani ka njoftuar se do ta mbajë sot konferencën për media në prag të ndeshjes me Astanan.
Konferenca për media e Ballkanit do të mbahet në ambientet e stadiumit “Fadil Vokrri” me fillim nga ora 15:30.
Në këtë konferencë do të flasin trajneri Ilir Daja dhe portieri i Ballkanit, Enea Koliqi.
Ndeshja midis Ballkanit dhe Astanës zhvillohet nesër nga ora 18:45./Lajmi.net/