• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Wednesday, October 1, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

E thotë legjenda, Ronaldinho: Leao i duhuri për numrin 10 te Milan, ai bën diferencën

25/10/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Rafael Leao këtë sezon ka marrë më shumë përgjegjësi te Milan teksa edhe klubi pasi i rinovoi kontratën, i dhuroi fanellën me numrin 10. Një numër që sipas legjendës Ronaldinho, portugezi e meriton plotësisht me brazilianin që thekson se Leao e gëzon kur luan futboll. Ndër të tjera në një intervistë të fundit, Ronaldinho shprehet se Leao mund të jetë vendimtar në ndeshje ashtu sikurse është Kylian Mbappe.

“Leao është personi i duhur për të veshur fanellën me numër 10 te Milani. Është një lojtar që më gëzon shumë kur e shoh të luajë dhe mendoj se kështu ndjehen edhe ata që e shijojnë futbollin. Loja e Leaos është e bazuar te kënaqësia, ai mund të bëjë diferencën në çdo moment.
Mbappe? Ai është një tjetër kampion që mund të vendosë ndeshje, ashtu siç theksova për Leaon. Këta janë futbollistë që tërheqin njerëz në stadium, janë lojtarë që mbushin impiante apo që i bëjnë njerëzit të qëndrojnë të “ngulur” para ekraneve”, u shpreh Ronaldinho./ h.ll/abcnews.al

Next Post

“Të mundim Shahtjorin, pastaj mendojmë për Realin”, Ksavi: Arbitrat? Ançeloti ka të drejtë

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.