Wednesday, 18. March 2026
Sport

Ndeshjen Ballkani – Astana po e shikon edhe trajneri nga Nigeria, i cili sot zbarkoi në Kosovë

GS 26/10/2023 1 Min. Lesezeit

FC Ballkani është nikoqir i Astanës në ndeshjen e sotme, e cila është e vlefshme për Grupin C në kuadër të Ligës së Konferencës, shkruan lajmi.net.

Kampioni i Kosovës, sonte do ta synojnë fitoren e dytë në grup për të mbetur në hap për të kaluar në fazën e dytë të Ligës së Konferencës.

Pjesa e parë e ndeshjes është mbyllur me rezultat 1:2 në të mirë të Astanës.

Ndeshja nga afër po e shikon edhe trajneri i ri i Prishtinës i emëruar ditën e sotme, nigeriani Emmanuel Egbo. /Lajmi.net/

 

Teilen: