Tuesday, 9. June 2026
Sport

AF Elbasani përjetëson kujtimin e Fatjon Bunjakut – e pensionin numrin 27 që e mbante talenti kosovar

GS 09/06/2026 1 Min. Lesezeit

Vdekja tragjike e futbollistit të ri Fatjon Bunjaku ka tronditur komunitetin e futbollit shqiptar, duke lënë pas dhimbje dhe reagime të shumta.

22-vjeçari humbi jetën në një aksident fatal në rrugën Mitrovicë–Vushtrri, teksa karriera e tij sportive po shënonte ngritje të vazhdueshme dhe pritej të zhvillohej më tej, transmeton lajmi.net.

Në shenjë nderimi dhe respekti, klubi shqiptar AF Elbasani ka vendosur të tërheqë përfundimisht nga përdorimi fanellën me numrin 27, të cilën e mbante Bunjaku.

“Si shenjë respekti dhe mirënjohjeje të përhershme për Fatjon Bunjakun, numri 27 do të tërhiqet nga përdorimi në AF Elbasani dhe do të mbetet përgjithmonë pjesë e trashëgimisë së tij në klub”, thuhet në njoftimin zyrtar të klubit.

Ky vendim vjen si një homazh i veçantë për futbollistin e ndjerë, i cili la gjurmë në periudhën e tij te skuadra shqiptare./lajmi.net/

Teilen: