Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, po qëndron në Mexico City, ku sonte zhvillohet ndeshja hapëse e Kupës së Botës 2026 ndërmjet Meksikës dhe Afrikës së Jugut.
Me këtë rast, Ademi ka publikuar një fotografi së bashku me presidentin e UEFA-s, Aleksandër Çeferin, duke vlerësuar rolin dhe ndikimin e futbollit evropian në turneun më të madh futbollistik në botë, transmeton lajmi.net.
“Gjithmonë me presidentin e UEFA-s, Aleksandër Çeferin. Edhe në Kupën e Botës 2026, UEFA zë një vend të veçantë dhe ka rol të rëndësishëm, si përmes numrit të madh të kombëtareve pjesëmarrëse, ashtu edhe si konfederata më e suksesshme dhe më e fuqishme në futbollin botëror”, ka shkruar Ademi.
Kreu i FFK-së u ka uruar suksese presidentit të UEFA-s dhe të gjitha federatave anëtare të saj, duke shprehur bindjen se trofeu i Kupës së Botës mund të rikthehet sërish në kontinentin evropian.
“Presidentit Çeferin dhe të gjitha federatave anëtare të UEFA-s ju uroj suksese në këtë turne madhështor, me shpresën që trofeu i Kupës së Botës të rikthehet sërish në Evropë”, ka deklaruar Ademi./lajmi.net/