Sunday, 2. August 2026
Futboll

Alvarezin nuk e jep, Atletico Madrid tenton “vjedhjen e vitit” nga Barcelona

GS 02/08/2026 1 Min. Lesezeit

Pavarësisht marrëdhënies së tensionuar mes Atletico Madridit dhe Barcelonës për Julian Alvarez, klubi madrilen po tenton të bëjë një goditje të madhe në merkato dhe piëkrisht te katalanasit.

Sipas Diario AS, Atletico Madrid është i gatshëm të “rrëmbejë” Ferran Torres nga Barcelona, edhe pse ky i fundit thuhet se ka arritur marrëveshjen paraprake me PSG-në, për kushtet personale.

“Colchoneros” duan të përfitojnë nga marrëdhënia e mirë mes sulmuesit spanjollit dhe Mateu Alemany, i cili ishte përgjegjës për transferimin e sulmuesit nga Manchester City në Barça në vitin 2022, dhe tani ai dëshiron ta ketë atë tek Atletico Madrid.

Po ashtu, Atletico Madrid nuk dëshiron që Torres të përfshihet në një marrëveshje të mundshme për Julian Alvarez, pasi argjentinasi është i pashitshëm ëpr ta, pavarësisht ofertës ende në tavolinë nga ana e Barcelonës.

Teilen: