Wednesday, 26. August 2026
Sport

Alvaro Morata tundohet nga oferta saudite

GS 21/07/2023 1 Min. Lesezeit

Shënjestra e klubeve italiane, Morata tundohet nga oferta saudite.

Alvaro Morata është tunduar nga ideja për ta pranuar ofertën e Al-Shabab duke e shtuar ankthin te Roma dhe Interi.
Sulmuesi spanjoll është lidhur fuqishëm me një rikthim në Serie A këtë verë, me Giallorossët dhe Nerazzurrët që janë të interesuar për shërbimet e tij.

30-vjeçari ka një klauzolë në vlerë prej 20 milionë euro për t’u larguar nga Atletico Madridi dhe klubet italiane janë të gatshme ta negociojnë transferimin e tij.

Derisa flitet që Roma i prin garës për Moratan, AS bën të ditur se ai ka marrë një ofertë shumë luksoze nga klubi saudit.

Lajmin për interesimin e Al-Shabab e ka konfirmuar princi Abdulrahman Bin Turki Bin Abdulaziz duke thënë se kanë bërë ofertë për sulmuesin.

Teilen: