Sunday, 15. November 2026
Sport

Ardian Krasniqi e nokauton kundërshtarin në raundin e tretë, 14 meçe – 14 fitore

GS 15/11/2026 1 Min. Lesezeit

Boksieri shqiptar, Ardian Krasniqi, ka shënuar një tjetër fitore në karrierën e tij profesioniste, duke triumfuar në mënyrë spektakolare ndaj Ricardo Guarapanas.

Krasniqi e përfundoi përballjen me nokaut në raundin e tretë, duke mos i dhënë mundësi kundërshtarit ta vazhdonte duelin.

Me këtë triumf, boksieri shqiptar regjistroi fitoren e 14-të në po aq meçe profesioniste, duke e ruajtur rekordin e tij të pamposhtur.

Teilen: