Sunday, 15. November 2026
Sport

Zhegrova e Hoxha lirohen nga grumbullimi i Kosovës

GS 15/11/2026 1 Min. Lesezeit

Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës,  Franco Foda, ka liruar nga grumbullimi i Kombëtares së Kosovës futbollistët Edon Zhegrova dhe Veldin Hoxha.

Kështu, ka njoftuar FFK të dielën, dy ditë para përballjes me Irlandën në udhëtim.

Zhegrova është liruar për shkak të lëndimit, i cili e pamundëson të jetë i gatshëm për ndeshjen e radhës kundër Irlandës.

Ndërkohë, Hoxha për shkak të pezullimit si pasojë e kartonit të kuq (pas dy të verdhëve) në ndeshjen e djeshme kundër Izraelit.

Kosova, të shtunën në Prishtinë barazoi pa gola ndaj Izraelit në Ligën e Kombeve.

Teilen: