Sunday, 15. November 2026
Sport

Fier, finalizohet faza e dytë e operacionit “Hija e Natës”. Sekuestrohen 3 automjete të vjedhura. 2 autorë të shpallur në kërkim

GS 15/11/2026 3 Min. Lesezeit

Policia e Fierit ka finalizuar fazën e dytë të operacionit policor të koduar “Hija e Natës”, ku gjatë veprimeve u gjetën dhe u sekuestruan 3 automjete të vjedhura, si dhe sende të tjera me interes për hetimin.

Në fazën e parë të operacionit u zbardhën 5 raste të vjedhjes së automjeteve. Njëri prej autorëve u vu në pranga, ndërsa dy të tjerë u shpallën në kërkim. Dyshohet se të dyshuarit vidhnin automjete me qëllim përdorimin e tyre në ngjarje kriminale.

Policia ka bërë të mundur gjetjen dhe sekuestrimin e tre automjeteve në cilësinë e provës materiale, ku dy prej tyre ishin vjedhur më datë 13 nëntor 2026 në Mallakastër, ndërsa automjeti i tretë më datë 13 shtator 2026 në Divjakë.

Automjetet u lokalizuan në zonën e Fushë-Mamurrasit, Kurbin, dhe në Borizanë, Krujë, ku dyshohet se do të përdoreshin për qëllime kriminale.

Gjatë kontrolleve u sekuestruan gjithashtu sende të tjera që dyshohen se janë përdorur nga autorët për realizimin e vjedhjeve.

Ndërkaq, vijojnë hetimet dhe veprimet operacionale për dokumentimin e plotë ligjor të veprimtarisë kriminale, identifikimin e çdo personi të përfshirë dhe kapjen e autorëve të dyshuar të shpallur në kërkim.

Njoftimi i plotë:

DVP Fier/Finalizohet me sukses faza e dytë e operacionit policor të koduar “Hija e Natës”.

Gjenden dhe sekuestrohen 3 automjete të vjedhura, si dhe sende të tjera me interes për hetimin.

Gjatë fazës së parë të operacionit u zbardhën 5 raste të vjedhjes së automjeteve, u vu në pranga njëri prej autorëve dhe u shpallën në kërkim 2 të tjerë, të cilët dyshohet se vidhnin automjete për t’i përdorur në ngjarje kriminale.

Në vijim të një pune intensive hetimore, të ndjekur pa ndërprerje dhe të shoqëruar me veprime të koordinuara operacionale, strukturat hetimore dhe operacionale të Drejtorisë Vendore të Policisë Fier finalizuan me sukses fazën e dytë të operacionit policor të koduar “Hija e Natës”.

Si rezultat i veprimeve të thelluara hetimore dhe kontrolleve të ushtruara në terren, u bë e mundur gjetja dhe sekuestrimi, në cilësinë e provës materiale, i 3 automjeteve të vjedhura.

Nga hetimet rezulton se 2 prej automjeteve janë vjedhur më datë 13.11.2026, në Mallakastër, ndërsa automjeti i tretë më datë 13.09.2026, në Divjakë.

Automjetet u gjetën në zonën e Fushë-Mamurrasit, në Kurbin, dhe në Borizanë, Krujë, ku dyshohet se do të përdoreshin për ngjarje kriminale.

Gjatë veprimeve policore u gjetën dhe u sekuestruan gjithashtu sende të tjera me interes për hetimin, të cilat dyshohet se janë përdorur nga autorët për realizimin e vjedhjeve.

Strukturat e DVP Fier vijojnë intensivisht hetimet dhe veprimet operacionale për dokumentimin e plotë ligjor të kësaj veprimtarie kriminale, identifikimin e çdo personi të përfshirë dhe kapjen e autorëve të dyshuar të shpallur në kërkim.

/rtsh.al/

Teilen: