Sulmuesi i Augsburgut, Arijon Ibrahimovic, ka vendosur të vazhdojë të përfaqësojë Gjermaninë, duke iu bashkuar përfaqësueses U21.
Futbollisti me prejardhje nga Prizreni ishte përmendur kohët e fundit si një nga emrat që mund t’i bashkohej Kosovës në të ardhmen. Megjithatë, Ibrahimovic ka zgjedhur që për momentin të vazhdojë rrugëtimin me grupmoshat e Gjermanisë.
Ibrahimovic është ftuar nga Gjermania U21 për ndeshjet e radhës dhe do të jetë pjesë e skuadrës në kuadër të angazhimeve të saj ndërkombëtare.
Gjermania U21 pritet të zhvillojë tri përballje gjatë këtij muaji dhe në tetor, ndaj Letonisë, Maltës dhe Gjeorgjisë.
Vendimi i Ibrahimovicit bën që mundësia për ta parë atë me fanellën e Kosovës të mbetet e hapur për të ardhmen, por jo në një të ardhme të afërt.