Saturday, 16. May 2026
Sport

Asllani dhe Mitaj u bëjnë thirrje tifozëve: Ejani të mundim Bullgarinë

GS 15/10/2023 1 Min. Lesezeit

Serisë së videomesazhve kushtuar tifozëve kuqezi në prag të duelit miqësor Shqipëri-Bullgari u janë bashkuar edhe dy futbollistët tjerë.

Kristjan Asllani dhe Mario Mitaj, u bëjnë thirrje tifozëve shqiptarë që të jenë sa më të shumtë në numër ditën e martë në orën 18:00 në “Air Albania” për të përkrahur djemtë e Silvinjos në testin miqësor ndaj Bullgarisë. 

“Me juve jemi më të fortë, ju presin të gjithë të martën në stadium”, ishin fjalët e Kristjan Asllani.  

“Përshëndetje jam Mario Mitaj, për ju fitojmë çdo ndeshje, ejani të martën në “Air Albania” të mundim Bullgarinë të gjithë së bashku”, ishin fjalët e mbrojtësit..

Teilen: