Tuesday, 9. June 2026
Sport

Asllani i hapur ti bashkohet Dortmundit

GS 09/06/2026 1 Min. Lesezeit

Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, Fisnik Asllani duket se ka zgjedhur skuadrën për ta vazhduar karrierën.

Borussia Dortmundi është ekipi që Asllani pritet ti bashkohet në këtë afat kalimtar nga skuadra e Hoffenheimit.

Bëhet e ditur se pas bisedimeve të fundit mes palëve, Asllani është shprehur shumë i hapur ndaj idesë që të transferohet te Dortmundi.

Dortmundi prej fillimit të këtij viti ka monitoruar Asllanin dhe nuk ka hequr dorë nga sulmuesi kosovar, përkundër interesimit të skuadrave tjera, si Leipzig, Barcelona e Bayern Munchen.

Mësohet se Dortmundi është gati të paguajë klauzolën e lirimit të Asllanit prej 30 milionë eurosh, duke pasur parasysh se ai ka kontratë me Hoffenheimin deri në vitin 2029.

23-vjeçari sezonin 2025/26 në kampionatin gjerman, e ka mbyllur me 10 gola të shënuar dhe 9 asistime në 33 paraqitje.

Në total, Asllani ka shënuar 11 gola dhe ka bërë 10 asistime në 35 ndeshje të luajtura në të gjitha garat.

Teilen: