Sunday, 23. August 2026
Sport

Atalanta mposht Cagliarin dhe vijon kryesimin në Serie A, Berat Gjimshitit i mjaftojnë 45 minuta për të fituar përballë Sherrit

GS 14/12/2024 1 Min. Lesezeit

Atalanta e Berat Gjimshitit ka marrë tre pikë të arta në transfertë përballë Cagliarit të Alen Sherrit, duke vijuar të kryesojë kapmpionatin italian.

Një ndeshje e zgjidhur në pjesën e dytë, ku heroi i takimit ishte Nikolo Zanolo i cili realizoi golin e avantazhit dhe të fitores për begamaskët në minutën e 66-të.

Ndërkohë që Alen Sherri e nisi këtë sfidë sërish titullar, kapiteni Berat Gjimshiti u fut në lojë vetëm pjesën e dytë, megjithatë ai ishte lojtari i dytë më i vlerësuar i ndeshjes pas portierti të Atalantës.

Me këtë fitore Atalanta mbetet në vendin e parë me 37 pikë ndërsa Caglaiari pozicionohet në vendin e 15-të.

Teilen: