Monday, 27. July 2026
Futboll

Aventura e Maldinit dhe Leonardo-s tek Italia zgjat vetëm 16 ditë, vjen dorëheqja e papritur

GS 27/07/2026 1 Min. Lesezeit

Paolo Maldini nuk është më Drejtori Teknik i kombëtares italiane. Ish-mbrojtësi legjendar mori postin e rëndësishëm 16 ditë më parë, këshilltar i tij ishte Leonardo. Detyra e parë e dyshes ishte të gjenin trajnerin e ri të “Axurrëve”.

Duke qenë se dy dëshirat parësore, Pep Guardiola dhe Carlo Ancelotti refuzuan, u gjet dakordësia paraprake me Andrea Pirlon. Në momentin që pritej zyrtarizimi i tij në krye të stolit të Italisë, del në skenë një problem i papritur që ka të bëjë me postin që mbante ish-mesfushori si Ambasdor global i një kompanie bastesh ruse.

Federata Italiane dhe kryesisht kreu i saj, Giovanni Malago, vihet nën presion të madh dhe Andrea Pirlo del një kandidaturë e pavlefshme për stolin e Italisë.

Kjo gjë nuk përtypet aspak mirë nga Maldini, i cili vendos të japë dorëheqjen bashkë me këshilltarin e tij, Leonardo.

Teilen: