• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Wednesday, May 21, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Bajrami flet pas golit ndaj Shkëndijës, e bën një premtim të madh

01/11/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Medin Bajrami e ka shijuar golin e parë në fanellën e Voska Sport nga Ohri në sezonin e sivjetmë të Ligës së  Parë maqedonase.

Ai në pjesën e dytë të ndeshjes e ka gjetur golin kundër Shkëndijës në Tetovë, duke shënuar me kokë.

Mbrojtësi 25-vjecar ndihet i lumtur për këtë dhe zotohet se do të mundohet të jap maksimumin për skuadrën nga Ohri.

“Normal që jam i kënaqur me golin. Unë si mbrojtës nuk shënoj shumë gola, por atëherë kur shënoj normal që gëzohem që mund të ndihmojë ekipin tim edhe në këtë mënyrë.

Sikur të rrëmbenim tre pikë do të ishte shumë më mirë, por edhe kështu jam kënaqur”, theksoi Bajrami.

“Ndeshja me Shkëndijën ishte e vështirë, pasi të gjithë e dimë se kush është Shkëndija.

Se nuk është lehtë të luash në Tetovë kjo u dëshmua edhe në pjesën e dytë të ndeshjes, kur Shkëndija na sulmonte, por ne treguam karakter edhe cilësi, andaj mund të them se jemi të kënaqur me një pikë”, shtoi ai.

“Unë do të mundohem që sa më shumë të ndihmojë ekipin në arritjen e objektivave, shënova ose nuk shënova. Cdoherë do të punoj shumë dhe kur trajneri ma jep mundësinë të luaj do ta jap më të mirën për ekipin”, ka thënë Bajrami.

Në renditjen tabelore, Voska Sport renditet në vendin e 11-të (të parafundit) me 12 pikë. Në javën që vjen ata e presin Brerën nga Strumica.

Next Post

Nga Palermo te Shqipëria e Kosova – karriera e Samir Ujkanit si futbollist aktiv

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.