Thursday, 14. May 2026
Sport

Ballkani – Viktoria Plzen: Numër jo i madh i tifozëve në stadiumin “Air Albania” në Tiranë

GS 30/11/2023 1 Min. Lesezeit

Para pak çastesh ka filluar ndeshja midis Ballkanit dhe Viktoria Plzenit, e vlefshme për xhiron pestë të fazës së grupeve në Ligën e Konferencës.

Ballkani dhe Viktoria Plzen po përballen në stadiumin “Air Albania” në Tiranë, për shkak të gjendjes së rënduar të fushës së stadiumit “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Të pranishëm në shkallët e stadiumit në Tiranë janë edhe një numër jo i madh i tifozëve.

Fitorja është i vetmi opsion për “portokallezinjtë” e trajnerit Ilir Daja, për të mbetur në hap për një vend që dërgon në fazën tjetër të kompeticionit të tretë madhor të UEFA-s.

Kampionët e Kosovës deri para kësaj ndeshje janë në pozitën e fundit me katër pikë, po aq sa Astana e treta. Ballkani ka dy pikë më pak se Dinamo Zagrebi që është i dyti me gjashtë pikë. Plzen është lider me 12 pikë./Lajmi.net/

Teilen: