Monday, 30. March 2026
Sport

Ballkani zyrtarizon largimin e tretë, Harmon ndahet me kampionët

GS 09/06/2023 1 Min. Lesezeit

Ballkani ka zyrtarizuar edhe largimin e tretë nga skuadra këtë merkato të verës.

  

Kampionët e rizgjedhur të Superligës së Kosovës kanë ndarë rrugët edhe me Van Dave Harmon, shkruan lajmi.net.

Lajmi është bërë i ditur nga faqja zyrtare e klubit suharekas në Facebook.

“Me anë të këtij postimi ju njoftojmë se aventura e sulmuesit Van Dave Harmon me fanellën portokall e zi ka mbaruar. Klubi të falenderon për kontributin e dhënë dhe të dëshiron shëndet e suksese në karrierë”, thuhet ndër tjerash në njoftimin zyrtar të Ballkanit.

Para Harmonit, nga Ballkani u larguan mbrojtësit Astrit Thaqi dhe Rrustem Hoxha./Lajmi.net/

  


Teilen: