Thursday, 30. April 2026
Sport

“Ballon d’Or 2025”/ Dembélé në avantazh, Yamal shpreson ende, ja ç’ndodh në rast pikaverazhi të barabartë

GS 22/09/2025 1 Min. Lesezeit

Dita e madhe erdhi mbrëmjen e sotme në Théâtre du Châtelet, PSG-ja do të përfaqësohet nga një delegacion me 40 persona edhe pse thuajse në të njëtën orë në Marsejë skuadra do të luajë “klasiken” e madhe të Francës përballë OM.

Sipas shtypit të huaj sulmuesi i PSG-së është favoriti i madh për të fituar çmimin, por me atë që ndodhi një vit më parë asgjë nuk është më e sigurt.

Në Spanjë tregojnë se edhe Lamine Yamal ka marrë mjaftueshëm vota për ta fituar këtë çmim ndërsa vetë organizatorët nuk kanë preferuar që të japin detaje rreth fituesit. Sa i përket rregullores mësohet se në rast se dy futbollistë do të kenë numër votash të njëjta atëherë çmimi i shkon lojtarit, i cili ka marrë më shumë vende të para nga votimet. Nëse edhe në këtë aspekt ka barazi atëherë diferencën e bëjnë vendet e dyta. Nëse edhe pas këtij listimi do të ketë përsëri barazi atëherë do të jenë vendimtare vendet e treta.

Teilen: