Thursday, 14. May 2026
Sport

Barazohet seria mes Pejës e Yllit

GS 15/04/2026 1 Min. Lesezeit

Peja ka barazuar në 1:1 serinë çerekfinale të fazës “play-off” ndaj Golden Eagle Yllit në Superligën e Kosovës në basketboll.

Pas humbjes në Suharekë javën e shkuar nga Ylli në ndeshjen e parë, Peja ka triumfuar në duelin e dytë që e luajti në shtëpi.

Të mërkurën mbrëma, në palestrën “Karagaçi”, Peja triumfoi me shifrat 99:81.

Tani, seria zhvendoset në Suharekë, me ndeshjen e tretë që luhet në fundjavë, ku edhe përcaktohet skuadra gjysmëfinaliste.

Skuadra që realizon dy fitore në çerekfinale, kualifikohet në serinë gjysmëfinale ku e pret Trepça.

Në duelin e luajtur në Pejë, vendësit ishin më të mirë pasi fituan tre çerekë dhe humbën vetëm një për fitoren e thellë.

Arti Hajdari me 16 pikë, 3 kërcime e 5 asistime ishte më efikasi te Peja kurse te Ylli u veçua Tyreek Smith me 18 pikë e 7 kërcime.

Teilen: