Wednesday, 13. May 2026
Sport

Barcelona e do me çdo kusht

GS 28/07/2024 1 Min. Lesezeit

Barcelona nuk ka hequr dorë nga Nico Williams-i. Katalanasit e duan me çdo kusht në skuadër kampionin e Europës.

Lojtari 23-vjeçar shkëlqeu me Spanjën në EURO 2024, duke tërhequr vëmendje të madhe me aftësitë e tij dribluese në krahë. Fabrizio Romano raporton se drejtuesit e klubit spanjoll kanë përparësi absolute vetëm transferimin e lojtarit të Athletic Bilbaos.

Për këtë arsye Barcelona ka lënë pezull merkaton dhe po pret përgjigjen e Williams-it.

Klubi ka nisur kontaktet edhe me Dani Olmon, por asnjë lëvizje nuk do të kryhet deri në momentin që do të marrin një përgjigje përfundimtare nga futbollisti i Kombëtares së Spanjës.

Së bashku me Yamal-in, do të ndërtonin një dyshe të frikshme për çdo kundërshtar./Halit Delibashi-Sport Ekspres/.

Teilen: