Saturday, 1. August 2026
Futboll

Barcelona njofton transferimin surprizë. 8.5 milionë euro për një lojtar që nuk ka luajtur kurrë në ligën e parë

GS 01/08/2026 2 Min. Lesezeit

Barcelona konfirmoi të premten transferimin e Jesse Bisiwu. 16-vjeçari ka firmosur për katalanasit deri në vitin 2031. Ajo që e bën të çuditshëm këtë transferim është kosto e lartë që Barcelona ka paguar për një lojtar të ri, i cili deri tani nuk ka debutuar ende në elitë apo në ligën e parë.

Katalanasit mësohet se kanë paguar 8.5 milionë euro. Po ashtu Club Brugge ka mbajtur 20% të shitjes së tij në të ardhmen.

Sezonin e kaluar, anësori i ri belg u aktivizua në ekipin B në disa raste dhe bëri 15 paraqitje në divizionin e dytë. Ai gjithashtu luajti për ekipin U-19 të Brugge në Ligën e të Rinjve, duke shënuar tre gola dhe një asist në tetë ndeshje. Belgët arritën në finale dhe humbën vetëm me penallti ndaj Real Madridit, megjithëse Bisiëu hyri në fushë vetëm pak para përfundimit të ndeshjes.

Në skenën ndërkombëtare, Bisiwu tërhoqi vëmendjen në Kampionatin Evropian U-17 të vitit të kaluar, duke dhënë dy asista në katër ndeshje ndërsa Belgjika arriti në gjysmëfinale. Te Barça, fillimisht pritet që të jetë pjesë e ekipit të dytë. Megjithatë, Flick pritet ta aktivizojë gjatë vitit edhe në ekipin e parë.

Teilen: