Saturday, 2. May 2026
Sport

Basti i radhës për të harruar zhgënjimin me De Ketelare, Milani gjen akordin me holandeztr për të shumëpërfolurin Reijnders

GS 15/07/2023 1 Min. Lesezeit

Tijani Reijnders është basti i ri i i Milanit për këtë sezon. Kuqezinjtë, pasi panë që investimi për Sharl De Ketelare shkoi dëm deri tani, kanë hedhur sytë drejt një tjetër të riu premtues, duke peshkuar në Holandë mesfushorin 24-vjeçar.

reijnders

AZ Alkmar kërkonte 25 milionë euro për futbollistin por Milani kërkoi me çdo kusht që të ulte këtë shifër, duke shtyrë edhe babain e lojtarit që t’i bënte presion klubit me kërcënimin për largimin falas në fund të kontratës.

Mediat italiane raportojnë se akordi është arritur sot dhe palët kanë nisur shkëmbimin e dokumentacionit përkatës. Milani ka rënë dakord për të blerë futbollistin për 20 milionë euro dhe bonuse që kanë lidhje me paraqitjen. Pritet që ai të udhëtojë drejt Italisë dhe që në fillimin e javës të kryejë vizitat mjekësore dhe të hedhë firmën në kontratë.

PANORAMASPORT.AL

Teilen: