Trajneri i Llapit Tahir Batatina ka bërë të ditur se Sllavia Praga ka shprehur interesim për tre futbollistë të Llapit. Kryetrajneri i skuadrës nga Podujeva ka bërë të ditur se të premtën është takuar me Jiri Bilek, Drejtor Sportiv i Slavia Pragë, Milan Martinovič, menaxher ndërkombëtar kroat si dhe Agim Saraçi, menaxher shqiptar nëÇeki.
Nga ky takim ai ka thënë se janë dakorduar për një bashkëpunim të ngusht ndërmjet këtyre dy klubeve, transmeton KosovaPress.
“Kisha kënaqësinë që të takohem sot me Jiri Bilek, Drejtor Sportiv i Slavia Pragë, Milan Martinovič, menaxher ndërkombëtar kroat si dhe Agim Saraçi, menaxher shqiptar nëÇeki ku dakorduam për bashkëpunimin mes dy klubeve, Llapi dhe Slavia Pragë. Kisha nderin që një klub i madh i Evropës ka besimin e plotë për të bashkëpunuar me Llapin si dhe së shpejti do të jem i ftuar në klubin e madh, Slavia Pragë për të diskutuar detaje edhe më të rëndësishme”, ka shkruar Batatina.
Ai më tutje ka konfirmuar se skuadra çeke ka shprehur interesim për tre futbollistë të Llapit.
“Një lajm shumë i madh për talentët kosovar, e sidomos për futbollistët e Llapit pasi që për tre futbollistë veç se kanë shprehur interesim për të filluar bisedimet zyrtare”, ka nënvizuar Batatina.