Wednesday, 15. April 2026
Sport

Bie mbretëria e Realit në ‘kështjellën’ e Bayernit – Gjermanët shkojnë pastër në gjysmëfinale të Championsit

GS 15/04/2026 2 Min. Lesezeit

Bayern Munich është gjysmëfinalisti i fundit i këtij edicioni në UEFA Champions League, pasi eliminoi Real Madrid në një përballje spektakolare në çerekfinale.

Bavarezët kishin fituar ndeshjen e parë në Madrid me rezultat 1:2, ndërsa sfida e kthimit në “Allianz Arena” dhuroi dramë të madhe. Mysafirët kaluan në epërsi që pas 35 sekondave me golin e Arda Guler, por Aleksandar Pavlovic barazoi në minutën e 6-të.

Güler realizoi sërish në minutën e 29-të nga gjuajtja e lirë, ndërsa Harry Kane riktheu baraspeshën në minutën e 38-të. Pak para përfundimit të pjesës së parë, Kylian Mbappe shënoi për 2:3, rezultat me të cilin skuadrat shkuan në pushim.

Në pjesën e dytë, momenti vendimtar erdhi në minutën e 86-të, kur Eduardo Camavinga u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë, duke e lënë Real Madridin me një lojtar më pak.

Bayern e shfrytëzoi epërsinë numerike dhe fillimisht barazoi me Luis Diaz në minutën e 89-të, ndërsa në sekondat e fundit Michael Olise realizoi golin e fitores për 4:3, duke vulosur kualifikimin dramatik.

Në gjysmëfinale, Bayern Munich do të përballet me Paris Saint-Germain, që eliminoi Liverpool.

Teilen: