Kombëtarja shqiptare e vajzave ka mbyllur me fitore fushatën kualifikuese për Kupën e Botës 2027. Skuadra e drejtuar nga trajneri Grima ka mposhtur 5-2 Malin e Zi në sfidën e zhvilluar në Shkodër.
Malazezet kalojnë të para në avantazh, por Doçi barazon nga pika e bardhë e penalltisë. Sërish vajzat mike që shënojnë, por në fundin e pjesës së parë Fortesa Berisha barazon shifrat.
Në pjesën e dytë Shqipëria shënon tre gola. Megi Doçi kalon në avantazh vajzat kuqezi, më pas rrugën e rrjetës e gjejnë edhe Gresa Berisha dhe Bajraktari.
Shqipëria fiton 5-2 dhe mbyll këtë fushatë kualifikuese në vendin e 3 me 7 pikë në Grupin 1 të Ligës B.
Teilen: