Thursday, 2. April 2026
Sport

Carlo Ancelotti bëhet trajneri i parë i La Ligës që regjistron 40 ndeshje pa humbje

GS 01/10/2024 1 Min. Lesezeit

Carlo Ancelotti është bërë trajneri i parë në La Liga që ka kaluar 40 ndeshje radhazi i pamposhtur.

Italiani mundi ish-trajnerin e Real Sociedad, Alberto Ormaetxea në këtë statistikë. Ky i fundit drejtonte ekipin bask në vitet 1970-1980.

Hera e fundit që Real Madrid humbi një ndeshje në La Liga ishte në shtator 2023 kur Atletico Madrid i mundi 3-1 në Metropolitano.

Në vazhdim në La Liga, madrilenët do të përballen me Villarrealin në shtëpi, Celta Vigon jashtë, Barcelonën në shtëpi dhe Valencian jashtë.

/GazetaBlic Sport

Teilen: