Monday, 8. June 2026
Sport

Celina drejt Turqisë, pranë firmës me Bursasporin

GS 08/06/2026 1 Min. Lesezeit

Skuadra që po synon rikthimin në elitën e futbollit turk, Bursaspor po synon transferimin e Bersant Celinës, kanë raportuar mediumet në Turqi.

Në fakt, mësohet se Bursaspori po vlerësohet favorit për shëbrimet e Celinës, i cili kohët e fundit ka pasur oferta edhe nga Arabia Saudite.

Thuhet se kontaktet mes palëve kanë nisur dhe deri më tani janë shumë pozitive, pasi edhe Celina është i gatshëm për ta ndihmuar Bursasporin që të rikthehet në Superligë.

Në sezonin 2026/27, Bursaspori do të luajë në kategorinë e dytë të Turqisë pasi në sezonin e fundit fitoi titullin e kampionit të kategorisë së tretë.

Te Bursaspori po e shohin Celinën si përforcim të duhur për sulmin dhe për këtë arsye pritet që marrëveshja të mbyllet së shpejti.

Celina muajin e ardhshëm do të jetë lojtar i lirë, pasi i skadon kontrata me AIK Stokholmin, ekip për të cilin ka luajtur prej janarit të vitit 2024.

29-vjeçari Celina ka luajtur për një periudhë në Turqi por te Kasimpasha, ndërsa karrierë ka bërë edhe në Francë, Angli e Holandë.

Teilen: