Tuesday, 28. April 2026
Sport

Çështja Lukaku, ish-sulmuesi i Juventusit dhe Interit: Belgu ka mashtruar veten, rrezikon të ngelë pa ekip

GS 21/07/2023 1 Min. Lesezeit

Ish-sulmuesi i Juventusit, Alesandro Altobelli ka dhënë një intervistë për “Tuttosport” teksa u ndal tek Romelu Lukaku.

Alessandro Sabattini/Getty Images

“A e tradhtoi Lukaku Interin? Ai ka mashtruar veten, rrezikon të mos përfundojë tek asnjë ekip! Belgu ka të drejtë të bëjë të gjitha zgjedhjet që dëshiron, por nëse je në bisedime me Interin, nuk mund të ketë dhe kontakte me Juventusin. Kjo do të thotë që nuk respekton skuadrën në të cilën ishte deri në qershor. Për mendimin tim, edhe klubi zikaltër mund të kishte vepruar ndryshe. Në këtë vit në të cilin ai ishte i huazuar, duhet të kishte gjetur një marrëveshje për ta mbajtur ose ta largonte”, deklaroi Altobelli.

PANORAMASPORT.AL

Teilen: