Tuesday, 13. October 2026
Futboll

Champions League, pjesët e para: Suarez nderon Sportingun në Francë, mungon goli në Baku (video)

GS 13/10/2026 1 Min. Lesezeit

Kanë përfunduar pjesët e para në dy takimet e para për sot në Champions League. Sporting Lisbon është duke udhëhequr 0-1 në Francë ndaj Lens. Sfida u zhbllokua në minutën e 24-të, ku pas një kundërsulmi të shpejtë të portugezëve dhe asistit të Irankunda, ishte i zakonshmi Luis Suarez që shtyu topin në rrjetë. SHIKOGOLIN

Në minutën e 34-të, Lens i afrohet golit të barazimit, por goditja e Franjo Ivanovic përplaset në shtyllën e djathtë. Pjesa e parë mbyllet 0-1 për Sporting Lisbon.

Në sfidën tjetër, në Baku, pjesa e parë mes Sabah dhe Slavia Prague, është mbyllur në barazim të bardhë, 0-0. Vendasit gjetën rrjetën në minutën e 17-të, por goli u anullua për pozicion jashtë loje.

Teilen: