I ftuar në një event të fundit në Milano, presidenti i Interit, Beppe Marotta, foli për rëndësinë e takimit të sotëm në Champions League ndaj Club Brugge, si dhe për stadiumin e ri, projekti i të cilit pritet të prezantohet shumë shpejt zyrtarisht nga studio fituese.
“Përballja ndaj Club Brugge është një ndeshje e rëndësishme për ne, si çdo ndeshje tjetër në Champions League. Do t’i qasemi me respektin maksimal ndaj kundërshtarit, por me vendosmërinë për të arritur një rezultat pozitiv”, tha fillimisht Marotta.
“Ajo që njoftova dje në mbledhjen e aksionarëve është se projekti i stadiumit të ri do të prezantohet patjetër nga Milani dhe Interi sa më shpejt të jetë e mundur. Do të jetë stadiumi i së ardhmes”, shtoi Marotta.