Futbollistet e Kombëtares së Kosovës, sot zhvillojnë ndeshjen e fundit të Grupit 2 në Ligën C të kualifikimeve për Botërorin 2027.
Prej orës 19:00, Kosova do të përballet në udhëtim me Gjibraltarin, ndeshje kjo e rëndësishme për “Dardanet” dhe renditjen përfundimtare në grup.
Kosova synon fitore bindëse, në mënyrë që të mbajë shpresat gjallë për ta mbyllur ciklin në pozitën e parë në grup, ndonëse renditja finale do të varet edhe nga rezultati i duelit tjetër të grupit mes Kroacisë dhe Bullgarisë.
Aktualisht, Kroacia i prinë grupit falë epërsisë prej dy golave në goldallim ndaj Kosovës, e cila gjithashtu ka 12 pikë të mbledhura.
Të dyja ndeshjet e Grupit 2 zhvillohen nesër me fillim nga ora 19:00, kur do të vendoset edhe fituesi i grupit, që siguron promovimin në Ligën B për edicionin e ardhshëm kualifikues dhe njëherësh siguron “play-off”-in për Botërorin 2027.