Wednesday, 12. August 2026
Futboll

Dështon miqësorja e Barcelonës në Angli, kundërshtari kishte më shumë lojtarë të rinj

GS 02/08/2026 1 Min. Lesezeit

Pas miqësores së parë ndaj Birmingham, koha e rregullt e të cilës u mbyll 2-2 dhe më pas anglezët fituan nga pika e bardhë e penalltisë, Barcelona kishte planifikuar të përfundonte qëndrimin në Angli me një ndeshje miqësore me dyer të mbyllura kundër Preston North End, të planifikuar për të hënën në orën 15:00.

Megjithatë, miqësorja është anulluar sepse kundërshtari kishte shumë lojtarë nga ekipi i parë të padisponueshëm për këtë takim dhe kishte vendosur të zbriste në fushë me lojtarët e rinj.

Ky vendim i ekipit anglez nuk është pritur mirë nga Barcelona që ka vendosur ta anullojë miqësoren dhe të mjaftohet vetëm me një seancë stërvitore, para se të kthehet në Spanjë.

Teilen: