Një ditë pas humbjes 3-1 në “Elbasan Arena”, që i kushtoi Vllaznisë vendin e parë në kampionatit, presidenti i shkodranëve, Alban Xhaferri reagon me një status në rrjetet sociale.
Numri 1 i klubit kuqeblu shkruan se “Disa festojnë para kohe, sepse nuk janë mësuar të jenë në krye” dhe thekson se “Kjo skuadër do të ngrihet”.
POSTIMI I XHAFERIT:
DISA FESTOJNË PARA KOHE…
…sepse nuk janë mësuar të jenë në krye.
Ne ❤️💙 dimë të presim…
dhe të godasim në momentin e duhur.
Sepse kjo është një skuadër që ngrihet.
Një qytet që nuk thyhet.
Dhe një rrugë që na çon drejt kreut 🤝
Me ndihmën e Zotit… deri në fund ⚽️🥇
#Besojmë #ForcaVllaznia 🔴🔵

Teilen: