Komisioni i Disiplinës pranë FSHF-së, gjoba dhe pezullime pas parregullsive të evidentuara në fundjavën e kaluar sportive. E pëson Elbasani, që për sjellje të gabuar të spektatorëve, dënohet me gjobë në masën 300 mijë lekë. Për sjellje të gabuar të spektatorëve është gjobitur dhe Bylisi në masën 50 mijë lekë. Zyrtari i Dinamos, Glen Daja, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes është dënuar me katër ndeshje pezullim nga aktiviteti. Nuk kanë munguar gjobat dhe pezullimet në Kategorinë e Parë apo në futbollin e moshave.
Vendimet e plota:
1.FK Bylis, për sjellje të gabuar të spektatorëve, duke hedhur sende në fushën e lojës, në bazë të nenit 17/2/b të KDE, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë.
2. Zyrtari i FC Dinamo City, Glen Daja, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
3. AF Elbasani, për sjellje të gabuar të spektatorëve, duke përdorurkore fyese dhe hedhje sendesh në fushën e lojës duke rrezikuarsigurisë e zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të neneve 17/2/b dhe 17/2/e të KDE, dënohet me gjobë në masën 300.000 (treqind mijë) lekë.
4. KF Burreli, për sjellje të gabuar të spektatorëve, duke hedhur sende në fushën e lojës, në bazë të nenit 17/2/b të KDE, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë. Sipas nenit 76/1/a të KDE, gjoba të aplikohet në masën 50%.
5. KF Shkumbini, për mosrespektimin e detyrimeve dhe përgjegjësive dhe rregulloreve të aktivitetit duke shkaktuar ndërprejen e përfundimtare të ndeshjes, në bazë të neneve 6/3/j, 8/1, 13 dhe 16/1 të KDE, humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0 kundër KF Këlcyra dhe dënohet me gjobë në masën 500.000 (pesëqind mijë) lekë. Në bazë të nenit 76/1/b të KDE, gjoba të aplikohet në masën 20%.
Në zbatim të Neneve 6/3/i dhe 32 të KDE, si dhe bazuar në nenin 36/3 të rregullores së aktivitetit, për arsye të tërheqjes nga gara për Kampionatin Kombëtar të Kategorisë së Dytë, KF Shkumbini përjashtohet nga aktiviteti futbollistik për sezonin 2025–2026 dhe zbritet në një kategori më të ulët.
6. Zyrtari i KF Shkumbini, Florent Hasbajrami, për shkelje të parimeve të fair-play, duke mos respektuar ligjet e lojës dhe vepruar në kundërshtim me integritetin dhe reputacionin e aktivitetit, për shkak të tërheqjes së ekipit nga loja, në bazë të nenit 6/2/a, 8/1, 13 dhe 14/1/j të KDE, dënohet me 3 (muaj) muaj pezullim nga të gjitha veprimtaritë e organizuara nga FSHF.
7. Zyrtari i KF Shkumbini, Musa Xhaja, për shkelje të parimeve të fair-play, duke mos respektuar ligjet e lojës dhe vepruar në kundërshtim me integritetin dhe reputacionin e aktivitetit, për shkak të tërheqjes së ekipit nga loja, në bazë të nenit 6/2/a, 8/1, 13 dhe 14/1/j të KDE, dënohet me 3 (muaj) muaj pezullim nga të gjitha veprimtaritë e organizuara nga FSHF.
8. Lojtari i FC Delvina, Keli Musta, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
9. Lojtari i KF Oriku, Bruno Telushi, për sjellje të dhunshme dhe sulm ndaj lojtarëve kundërshtar, në bazë të neneve 14/1/h dhe 14/1/i të KDE, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
10. Lojtari i Bylis B, Henri Solollari, për sjellje josportive ndaj lojtarëve kundërshtar, në bazë të nenit 14/1/b të KDE, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
11. Lojtari i KF Memaliaj, Dionis Hajdini, për provokim të spektatorëve, në bazë të nenit 14/1/f të KDE, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
12. KSP Junior D, U-13, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme të Kategorisë së Dytë, Zona Rajonale Tiranë, kundër Football Academy C, U-13, në bazë të nenit 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Sipas nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.
13. Petrela U-13, për aktivizimin e lojtarëve që nuk kishin të drejtë të luanin në ndeshjen e vlefshme të Kategorisë së Dytë U-13, Zona Rajonale Tiranë, kundër Olympic Junior C, U-13, në bazë të neneve 19/2 dhe 19/4/a të KDE, humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0.
14. Don Bosko Academy U-14, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme të Kategorisë së Dytë, Zona Rajonale Tiranë, kundër Etien Academy U-14, në bazë të nenit 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Sipas nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.
15. Lapraka Sport U-16 Vajza, për mosrespektimin e detyrimeve dhe përgjegjësive dhe rregulloreve të aktivitetit duke shkaktuar ndërprejen e përfundimtare të ndeshjes, në bazë të neneve 6/3/j, 8/1, 13 dhe 16/1 të KDE, humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0 kundër KF Spartaku U-16 Vajza dhe dënohet me gjobë në masën 500.000 (pesëqind mijë) lekë. Në bazë të nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.
16. Zyrtari i Lapraka Sport U-16 Vajza, Xhek Alushi, për shkelje të parimeve të fair-play, duke mos respektuar ligjet e lojës dhe vepruar në kundërshtim me integritetin dhe reputacionin e aktivitetit, për shkak të tërheqjes së ekipit nga loja, në bazë të nenit 6/2/a, 8/1, 13 dhe 14/1/j të KDE, dënohet me 3 (muaj) muaj pezullim nga të gjitha veprimtaritë e organizuara nga FSHF.
17. Pranimin e kërkesës së lojtarit të Flamurtari FC, Squadrone Luciano Gaston, bazuar në nenin 74 të KDE, për rishikimin e vendimit nr. 34, datë 18.03.2026 të KDE, në lidhje me pikën 14;
Vendosjen e pezullimit të plotë të ekzekutimit të dënimit të dhënë ndaj kërkuesit, duke e vendosur në periudhë prove prej 6 (gjashtë) muajsh.
18. Pranimin e kërkesës së lojtarit të AF Luftëtari, Behar Ramadani, pezullimin e pjesës së mbetur të dënimit. Periudha e pezullimit me kusht, në zbatim të nenit 34/1 të KDE, do të jetë 6 (gjashtë) muaj.
Kundër vendimit lejohet ankim brenda 3 (tre) ditëve përpara Komisionit të Apelit.