Wednesday, 13. May 2026
Sport

Distria me lehtësi avancon në çerekfinale

GS 28/07/2024 1 Min. Lesezeit

Kampionia olimpike, Distria Krasniqi me lehtësi ka avancuar në çerekfinale të turneut të xhudos në Lojërat Olimpike “Parisi 2024”.

Krasniqi në kategorinë deri 52 kilogramë në luftën e parë e eliminoi xhudisten nga Indonezia, Mayram March Maharani.

Krasniqi ishte e jashtëzakonshme ndaj garueses nga Indonezia duke e konfirmuar formën dhe synimet që i ka në Olimpiadë.

Brenda 40-të sekondave, Krasniqi me Ippon e mposhti kundërshtaren e saj dhe me lehtësi e kaloi pengesën e parë.

Krasniqi raundin e parë e kaloi pa luftë, ndërsa në të dytin triumfi pa pikë problemi. Krasniqit i mjaftojnë edhe dy fitore për të siguruar medalje olimpike.

Në çerekfinale, Krasniqi ka përball garuesen nga Izraeli, Gefen Primo.

Teilen: