Wednesday, 13. May 2026
Sport

​Donjeta Sadiku stoliset me medaljen e artë në Poloni

GS 16/05/2025 1 Min. Lesezeit

Boksierja kosovare Donjeta Sadiku ka fituar medaljen e artë në Kupën e Federatës Botërore Feliks Stamm sot në Varshavë të Polonisë.

Ajo u shpall kampione në kategorinë deri në gjashtëdhjetë kilogramë pasi në duelin për vendin e parë mposhti Elise Glynn nga Britania e Madhe me rezultatin unanim 5:0.

Në gjysmëfinale Donjeta Sadiku mposhti bindshëm boksieren italiane Rebecca Nicoli me rezultat unanim 5:0. Ndërsa Elise Glynn siguroi një fitore mbresëlënëse 3:2 ndaj olimpistes së Parisit të Polonisë, Aneta Rygielska në peshën deri në 60 kilogramë për femra.

Teilen: