Tuesday, 9. June 2026
Sport

Drenica kampione e Kosovës në futsall

GS 09/06/2026 1 Min. Lesezeit

Skuadra e Drenicës ka siguruar zyrtarisht titullin kampion të Superligës së Kosovës në futsal për sezonin 2025/26.

Ky sukses i madh u arrit pas një fitoreje të jashtëzakonshme në kryeqytet, duke bërë që trofeu i çmueshëm të rikthehet në Skenderaj dhe të kurorëzojë një rrugëtim mbresëlënës të kuqezinjve.

Në këtë arritje historike, një meritë të veçantë e ka edhe presidenti i klubit, Haxhi Rreci.

Përmes përkushtimit, investimit dhe një organizimi të shkëlqyer, ai arriti të ndërtojë një skuadër tejet konkurruese dhe fituese që dominoi në parket.

Në fund të muajit prill, Prishtina 01 fitoi Kupën e Kosovës.

E kishte mposhtur në finale, Liqenin e Drenasit.

Teilen: