Sunday, 17. May 2026
Sport

Drenica shkëputet në krye të rënditjes, Liria fiton në Mitrovicë

GS 14/04/2025 1 Min. Lesezeit

Skuadra e Drenicës është shkëputur në krye të tabelës në Grupin A të Ligës së Parë të Kosovës në futboll.

Drenica ka fituar në shtëpi për ta shfrytëzuar humbjen e Trepçës ’89 në shtëpi që të mbetet e para në tabelë dhe ti ketë pesë pikë më shumë se përcjellësi i dytë.

Të hënën, Drenica në stadiumin “Bajram Aliu” në Skenderaj, triumfoi 3:0 ndaj Trepçës në kuadër të xhiros së 22-të.

Me këtë fitore, Drenica tani ka 45 pikë, pesë më shumë se Trepça ’89, Vëllaznimi e Liria që janë ndjekësit më të afërt të saj.

Për dallim prej Drenicës, skuadra e Trepçës ’89 u mposht 1:0 në shtëpi nga Liria e Prizrenit, po ashtu të hënën.

Teilen: