Wednesday, 13. May 2026
Sport

Duhani një çështje, kritika të ashpra për Sheznin: Është i sëmurë

GS 20/05/2025 1 Min. Lesezeit

Ish-lojtari legjendar i Barçës, Lobo Karrasko, i cili luajti për Barcelonën nga viti 1978 deri në vitin 1989, kritikoi përsëri portierin polak Vojçek Shezni për zakonin e tij të tymosjes së duhanit.

shezni

Polaku e përsëriti këtë pasi Barça fitoi titullin kampion në La Liga, si dhe gjatë festimeve me ekipin me autobusin e hapur.

“Për mua, ajo çfarë përçon Shezni te të tjerët, është një imazh i keq. Të jesh i rrethuar nga atletë kudo… Kur shoh dikë të tillë, shoh një person të sëmurë”, e kritikoi ashpër ish-futbollisti 66- vjeçar portierin aktual të katalanasve.

Më tej ai vazhdoi në ligjëratën e tij: “Më falni që jam kaq i ashpër, por ata janë thjesht njerëz të sëmurë dhe ne duhet t’i ndihmojmë”.

PANORAMASPORT.AL

Teilen: