Wednesday, 13. May 2026
Sport

Dy gola kundër Grasshopper, Kololli ndihmon Sionin

GS 17/05/2025 1 Min. Lesezeit

Benjamin Kololli ka shkëlqyer të shtunën mbrëma në fitoren e Sionit.

Sioni e mposhti në shtëpi Grasshoppersin me rezultatin 2:1 në kuadër të xhiros së parafundit të Superligës së Zvicrës në futboll.

Të dy golat e Sionit i realizoi Kololli.

Fillimisht Kololli në minutën e 56-të realizoi për 1:0. Katër minuta më pas, Kololli e shënoi golin e fundit. 

Ai luajti deri në minutën e 67-të dhe u zëvendësua me Pajtim Kasamin. Kololli ishte më i dalluari në ndeshje. Bashkëlojtari i Kolollit dhe i Kasamit, Kreshnik Hajrizi e kompletoi ndeshjen.

Te Grasshoppersi deri në minutën e 75-të luajti Amir Abrashi.

33-vjeçari Kololli këtë edicion në 22 ndeshjet e zhvilluara ka realizuar dhjetë gola dhe ka bërë katër asistime.

Teilen: