Janë realizuar dy gola të shpejt në ndeshjen ndërmjet Liverpoolit dhe LASK, në Ligën e Evropës.
Liverpooli ka dyfishuar avantazhin 2:0 kundër ekipit austriak, në stadiumin “Anfield”, shkruan lajmi.net.
Diaz ishte i pari që zhbllokoi shifrat në minutën e 12-të, me ndihmën e Gomez që luajti rolin e asistuesit.
Katër minuta më vonë, Gakpo dyfishoi shifrat në të mirë të “Të Kuqve”.
Sfida mes Liverpoolit dhe LASK është në kuadër të Grupit E në Ligën e Evropës./Lajmi.net/