Wednesday, 13. May 2026
Sport

E bujshme nga Italia/ Ndizet merkato, Juventusi në garë për Teo Hernandezin

GS 20/05/2025 1 Min. Lesezeit

Juventusi ka hedhur sytë nga një emër i madh për të përforcuar krahun e majtë të mbrojtjes, Teo Hernandez. Sipas informacioneve të bujshme nga mediat italiane, klubi torinez ka filluar të bëjë lëvizje konkrete për të sjellë yllin e Milanit në Torino. Megjithatë, transferimi i tij nuk do të jetë i thjeshtë.

THEO-JUVENTUS

Juventusi duhet të ofrojë të paktën 54 milionë euro për të bindur Milanin të lejojë largimin e francezit. Një pengesë e madhe për këtë transferim është nevoja e Juventusit për të shitur Andrea Kambiazon për të gjetur paratë e nevojshme, por njëkohësisht edhe për të bindur Milanin që të lejojë mbrojtësin më të vlerësuar të skuadrës të largohet te një rival direkt.

PANORAMASPORT.AL

Teilen: