E ardhmja e trajnerit Ksavi Hernandez në Barcelonë do të ndikojë edhe në objektivat e klubit. Ekipi blaugranë nuk është në garë për tituj dhe kësisoj kërkohen përforcime në reparte të caktuar për të konkurruar me Realin dhe rivalët e tjera të Europës.
Joshua Kimish është një dëshirë e kahershëm e Ksavit, ndërsa sipas raportimeve të “El Nacional”, kampionët e La Ligës janë të gatshëm të depozitojnë deri në 60 mln euro në arkat e klubit gjerman.
Vetë futbollisti gjerman e ka përmendur ndryshimin e ambientit dhe “përplasjet” e vazhdueshme me trajnerin e bordin i kanë dhënë më shumë zë zhvendosjes. Mançester Siti është në garë për shërbimet e lojtarit 29-vjeçar. Kjo sforco financiare mund të bind nënkampionët e Gjermanisë.
PANORAMASPORT.AL