Sunday, 21. June 2026
Futboll

“E dua shumë Italinë, më vjen keq për miqtë e mi që po e shohin Botërorin nga shtëpia”

GS 21/06/2026 1 Min. Lesezeit

Denzel Dumfries po bën një paraqitje shumë të mirë në Botëror deri tani, duke kontribuar me dy asiste, në dy ndeshjet e para të Holandës.

Në intervistën për DAZN pas fitores 5-1 ndaj Suedisë, Dumfries shprehu keqardhjen e tij për mungesën e Italisë këtë Botëror, duek thënë se ka shumë miq aty.

“Sigurisht që më vjen keq për Italinë. Kaq shumë miq të mi janë në shtëpi tani, është e vështirë ta shohësh. E dua Italinë”, tha mbrojtësi holandez.

Kujtojmë se Dumfries sezonin e ri do të luajë në La Liga me Real Madridin, por Italia duket se do të mbajë gjithmonë një vend të veçantë në zemrën e tij.

Teilen: