Wednesday, 13. May 2026
Sport

E trishtë/ Bota e futbollit në zi, ndahet nga jeta Kunde

GS 19/05/2025 1 Min. Lesezeit

Bota e futbollit është në zi pasi ka ndërruar jetë Emanuel Kunde. Një lojtar që spikati në epokën e artë të Kamerunit, përgjatë Botërorit 1990.

bandicam 2025-05-19 15-02-40-810

Kunde ndërroi jetë në moshën 68-vjeçare. Ishte një ikonë e Kamerunit që respektohej në mbarë botën e futbollit.

Kunde ishte po ashtu pjesë e Kamerunit në Botërorin e parë historik për ta, pikërisht në vitin 1992. Talenti i tij ra në sy, ndërsa numëroi mbi 100 paraqitje me kombëtaren.

Jashtë Kamerunit, dha kontribut në Europë për Reims dhe Lavalois. Një mbrojtës i cili do të mbahet mend gjatë nga Kameruni.

PANORAMASPORT.AL

Teilen: