Thursday, 30. April 2026
Sport

​Edhe Shpati Zekaj i sjellë medalje elitare Kosovës në xhudo

GS 22/09/2025 1 Min. Lesezeit

Xhudisti kosovar Shpati Zekaj ka arritur një tjetër sukses të madh për sportin e Kosovës, duke u stolisur me medalje të bronztë në Kupën Evropiane për Seniorë që po mbahet në Shkup të Maqedonisë së Veriut.

Në ndeshjen vendimtare për medalje, Zekaj arriti të mposhtë me Ëaza-ari garuesin italian Enrico Bergamelli, duke siguruar kështu një podium të merituar.

Ky rezultat përbën një arritje të rëndësishme për xhudon kosovare, e cila vazhdon të shënojë suksese në arenën ndërkombëtare.

Teilen: